Telegrafi

Barcelona befasohet nga Deportivo, por mbetet në pozitën e parë në La Liga (Video)

Deportivo de La Coruna ka fituar ndaj Barcelonës me rezultat 2-1.

Mysafirët ishin më të mirë, por vendasit befasuan me lojën e tyre sulmuese dhe shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse.

Goli i parë në takim u shënua nga Joselu në minutën e 40-të të takimit dhe me rezultatin 1-0 skuadrat shkuan në pushim.

Goli i barazimit erdhi nga Luis Suarez në minutën e 46-të, ndërsa ky ishte goli i 21-të i uruguaianit në këtë sezon.

Vendasit kaluan në epërsi për herë të dytë në takim me golin e Alex Bergantinos në minutën e 74.

Në vazhdim kishte shanse nga të dy ekipet, por rrjetat mbetën të paprekura.

Pas kësaj humbje Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 60 pikë, një pikë më shumë se Real Madridi, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak. Deportivo pas kësaj fitore ngjitet në pozitën e 15-të.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ndaj Valencias. /Telegrafi/