Barcelona dhe Atletico Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll.
Blaugranët janë nikoqir të Los Colchoneros në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 27-të të La Ligas.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka lëshuar terren pasi në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy fitore, kështu që dëshiron fitore për t’iu shmangur në tetë pikë Atleticos.
1️⃣5️⃣ Camp Nou goals for #Messi vs Atlético – we wouldn't bet against another today! 💙❤️ pic.twitter.com/I1f52TykEW
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 4, 2018
Në anën tjetër, skuadra e Diego Simeones ka shënuar fitore të njëpasnjëshme dhe i është afruar Barcelonës në vetëm pesë pikë dhe dëshiron të hyjë ashpër në luftë për titull me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
🚌 ¡El Camp Nou nos espera!
⚽🔝 ¡A las puertas de un PARTIDAZO!
#AúpaAtleti #BarçaAtleti pic.twitter.com/qLCa2HK19i— Atlético de Madrid (@Atleti) March 4, 2018
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta; Coutinho; Messi, Suarez.
Atl. Madrid: Oblak; Vrsalkjo, Gimenez, Godin, Luis; Saul, Thomas, Gabi, Koke; Griezmann, Costa.
/Telegrafi/