Telegrafi

Barcelona arrin marrëveshje për Keirrison

Derisa është në pritje të zyrtarizmit të transferimit të Zlatan Ibrahimovic, Barcelona ka arritur marrëveshje me Palmeiras për angazhimin e sulmuesit Keirrison.

Sipas marrëveshjes, Barcelona do të paguajë 14 milionë euro për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit, me opsion të paguajë edhe dy milionë në varësi të paraqitjeve të lojtarit me ekipin e parë.

Sulmuesi i ri pritet që sonte më vonë të arrijë në Barcelona dhe t’i tejkalojë testet mjekësore, pas të cilave do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare.