Site icon Telegrafi

Barcelona arrin marrëveshje me Pedrin për kontratën e re

Pedri është njëri nga mesfushorët e rinj më të mirë në botë.

Mesfushori i talentuar spanjoll është bërë sensacion edicionin e kaluar me Barcelonën, duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Falë paraqitjeve të mira me Barçën, Pedri u bë titullar edhe te Kombëtarja e Spanjë, duke lënë shumë emra të mëdhenj në bankën rezervë.

18-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, pasi kjo aktualja skadon në verën e vitit 2022.

Megjithatë lojtari nuk e ka ndërmend të largohet nga Camp Nou, pasi do t’i qëndroj besnik katalunasve.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Pedri ka arritur marrëveshje personale për kontratën e re me Barcelonën.

Talenti i madh spanjoll është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, ku do të mbetet deri në vitin 2027 tek katalunasit. /Telegrafi/

Exit mobile version