Telegrafi

Barcelona ankohet te federata spanjolle kundër VAR-it në barazimin ndaj Real Sociedadit

Barcelona thuhet se do të ankohet te Federata e Futbollit të Spanjës shkaku i vendimeve kontroverse në barazimin 2-2 të ndaj Real Sociedadit.

Antoine Griezmann dhe Luis Suarez shënuan për Blaugranasit, derisa atyre u mohoi një penallti gjyqtari Javier Rojas shakku i një faulli ndaj Gerard Piques.

Lojtarë e skuadrës katalunase filluan të ankohen, por gjyqtari i takimit nuk u konsultua me VAR-in shkaku i ndërhyrjes së Diego Llorentes në Piquen.

Lexo po ashtu Trajneri i Barcelonës, Valverde: Sociedadi na bëri shumë presion, e merituan një pikë

Sipas asaj që raporton Marca, presidenti i klubit Josep Bartomeu do t’i shkruajë një letër kryetarit të federatës spanjolle Luis Rubilaes për vendimet në atë ndeshje që ishin në dëm të tyre.

“Mendoj se rasti i Piques ishte penallti. Të gjithë e panë se ishte penallti”, ka thënë anëtari i klubit Blaugranas, Guillermo Amor. /Telegrafi/