Telegrafi

Barcelona akuzohet se ka vendosur një formacion të paligjshëm kundër Elches

Duket se Barcelona mund të ketë thyer disa rregulla në ndeshjen e saj kundër Elches, me emrat që ka vendosur në fushë.

Elche besohet të jetë e pakënaqur me përfshirjen e Gavit në ndeshjen e së shtunës mbrëma që përfundoi 4-0 ndaj Blaugranëve.

Sipas Cadena COPE, argumenti mbi të cilin bazohet ankesa e fundit e klunit të La Ligas është se mesfushorit i është anuluar licenca.

“Neni 141 i RFEF do ta pengonte Gavin të luante përsëri në të njëjtin sezon me një licencë të anuluar”, ka bërë të ditur mediumi spanjoll.

Sidoqoftë, argumenti është hedhur poshtë si nga La Liga ashtu edhe nga RFEF, pasi liga dhe federata kanë siguruar se gjithçka është në rregull me përfshirjen e Gavit.

Organet argumentojnë se Gavi ka një regjistrim në ekipin B dhe ka numrin 30. Domethënë është rikthyer në situatën para marrjes së masave të sigurimit që ishin hequr nga gjykata.

Barcelona dhe Gavi, pra, nuk kanë kryer asnjë shkelje, sipas dy organeve drejtuese.

Ka një konfuzion me mesfushorin, pasi ai trashëgoi fanellën me numrin 6 te Barcelona kur ra dakord për një marrëveshje të re, por LaLiga po bllokon regjistrimin e kontratës së re për shkak të situatës financiare të Barcelonës.

Ata janë mbi buxhetin për 2022/23, por klubi ndërmori veprime ligjore që u dhanë përkohësisht lejen për të regjistruar Gavi në ekipin e parë.

Tani, megjithatë, gjykatat i janë kthyer atij vendimi dhe Gavi është rikthyer të regjistrohet në ekipin B, prandaj është krijuar ky konfuzion. /Telegrafi/