Telegrafi

Barcelona aktivizon levën e katërt ekonomike, shet 24.5 për qind të Barça Studios

Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht shitjen e një pjesë të konsiderueshme të Barça Studios, duke aktivizuar kështu levën e katërt ekonomike me synim përmirësimin e situatës së renduar financiare.

Barcelona po vazhdon të shesë të drejta televizive, por edhe të kompanisë së tyre Barça Studios në mënyrë që të përmirësojë financat e klubit dhe sot ka njoftuar me vendimin e fundit.

“FC Barcelona njofton shitjen e 24.5% të Barça Studios kompanisë Orpheus Media për një shumë prej 100 milionë euro”.

“Kjo shitje do të shërbejë për të përshpejtuar rritjen e strategjisë dixhitale, NFT dhe Web3 të Klubit”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja plotëson atë të nënshkruar më 29 korrik me Socios.com dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes së strategjisë dixhitale, pasi Orpheus Media, e menaxhuar nga Mr.Jaume Roures është një kompani prodhimi audiovizuale me një histori të gjatë në prodhimin e përmbajtjes,

Shitja u krye me autorizimin e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të FC Barcelona më 23 tetor të vitit kaluar.

Me këtë investim thuhet se partnerët strategjikë në Barça Studios tregojnë besim në vlerën e projektit dhe të ardhmen e përmbajtjes dixhitale në botën e sportit.

Pas aktivizimit të kësaj leve ekonomike, plani i Barcelonës është të regjistrojë nënshkrimet e reja dhe më pas të vazhdoj me marrëveshje të tjera si Marcos Alonso, i rënë dakord me Chelsean dhe lojtarin një javë më parë. /Telegrafi/