Telegrafi

Barcelona afër ta largojë dështimin që e bleu 30 milionë euro, Trincao huazohet te Sporting

Barcelona do të zyrtarizojë transferimin e Francisco Trincaos te Sporting Lisbona në orët e ardhshme.

Sipas gazetës A Bola, marrëveshja është finalizuar dhe palët kanë shkëmbyer dokumentet.

Lojtari kalon në klubin portugez më një klauzolë të detyrueshme blerjeje, e cila aktivizohet nëse futbollisti luan të paktën 15 ndeshje.

Nëse arrihet ky numër i ndeshjeve, atëherë klubin portugez do të duhet të paguante 20 milionë euro.

Mos të harrojmë që Barcelona e kishte blerë Trincaon për 30 milionë euro.

Portugezi rezultoi një dështim, ndërsa nuk arriti ta gjente vetën as te Ëolves, ku ishte si huazim. /Telegrafi/