Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6:2, në ndeshjen e parë të La Ligas ndaj Real Betisit.
Djelmoshat e trajnerit spanjoll, Luis Enrique, e kanë nisur si është më së miri kampionatin e ri, pasi kanë mposhtur Real Betisin me rezultat të thellë 6:2.
Whoscored ka publikuar tashmë notat e lojtarëve nga të dyja skuadrat.
Sipas portalit të njohur, futbollisti më i notuar del të jetë ‘magjiku’ Messi, i cili ka notën maksimale, 10-të, teksa pas tij vjen Luis Suarez, i cili u notua me 9.7, pas het-trikut të shënuar.
Te Real Betisi më i notuari ishte sulmuesi Ruben Castro, me notën 7.9, pasi shënoi dy golat e skuadrës së tij në këtë takim. /Telegrafi/
Barcelona
Real Betis