Telegrafi

Barcelona 4-2 Eibar, vlerësimet e futbollistëve (Foto)

Barcelona ka fituar ndaj Eibarit me rezultat 4-2.

Gjiganti katalunase ka fituar ndeshjen e fundit duke shpresuar të fitoj edhe titullin, por kjo nuk i ka kryer punë pasi ka fituar edhe Real Madridi dhe u stolis me titullin e La Ligas.

Lexo po ashtu Barcelona fiton ndeshjen e fundit, por titullin e fiton Reali (Video)

Golat në këtë takim u shënuan nga David Junca (OG 64’), Luis Suarez (73’) dhe Lionel Messi (75’, 90+) për Barçën, ndërsa për mysafirët shënoi Takashi Inui (7’, 61’).

Vlerësimi më i lartë i ndeshjes shkoi për portierin Yoel Rodriguez, që u notua me 8.9, ndërsa nota më e ulët shkoi për Ander Capa që u notua me 5.4. /Telegrafi/

Barcelona:

Messi, Neymar e Suarez ishin më të dalluarit te Barça

Eibar: 

Dështuan edhe Garcia, Escalante e Junca