Barcelona e ka fituar derbin e qytetit, duke mposhtur me rezultat të thellë 4-1 Espanyolin.
Gjiganti nga Camp Nou nuk ia ka lënë asgjë fatit e rastësisë në ndeshjen ndaj rivalëve lokal, duke e mposhtur 4-1 dhe duke u ngritur në pozitën e dytë në La Liga.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luis Suarez (18’, 67’), Jordi Alba (69’) dhe Lionel Messi (90’) për vendasit dhe David Lopez (79’) për mysafirët.
Ishte pikërisht shënuesi i dy golave, Suarez, i cili u vlerësua me notën më të lartë 9.4, ndërsa nota më e ulët në ndeshje i takoi Felipe Caciedos, që u notua me 5.6. /Telegrafi/
Barcelona:
Espanyol: