Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Valencias me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar marshimin drejt titullit kampionat në La Liga pas eliminimit nga Roma në Ligën e Kampionëve.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luis Suarez (15′) dhe Samuel Umtiti (51′) për katalunasit, ndërsa për Valencian shënoi Daniel Parejo (86)’.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Philippe Coutinho, i cili pas dy asistime të bëra u vlerësua me notë 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin mysafir, Carlos Soler, i cili u notua me 6.2. /Telegrafi/
Barcelona:
Valencia: