Telegrafi

Barcelona, 17 milionë për Villan

Villa u kërkua nga Topçinjtë gjatë afatit kalimtar të janarit, por ata nuk arritën marrëveshje me gjigantin spanjoll.

El Mundo Deportivo shkruan se Arsenali do të duhet të bëjë gati 17 milionë euro nëse dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin gjatë verës.

Topçinjtë kanë raporte të mira me Blaugranët dhe kanë bërë një sërë marrëveshjesh me Barcelonës, pasi kanë shitur Alexander Hleb, Cesc Fabregas dhe Alex Song në sezonet e fundit. /Telegrafi/