Barcelona ka fituar ndaj Real Sociedadit me rezultat minimal 1-0.
Blaugranët kanë arritur të fitojnë në gjiron e fundit dhe ta mbyllin sezonin 2017/18 me fitore.
Goli i vetëm në këtë fitore për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënua nga ylli brazilian, Philippe Coutinho (57′).
Ishte pikërisht Coutinho dhe mbrojtësi Jordi Alba, ata të cilët u vlerësuan më së larti duke marrë notë 7.8 në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e mysafirëve, Juanmi dhe Alberto de la Bella, të cilët u notuan me 6.0.
Për 62 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.5. /Telegrafi/
Barcelona:
Real Sociedad: