Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1-0 derbin lokal ndaj Espanyolit të vlefshëm për javën e 14-të në La Liga, duke e nisur kështu me fitore epokën e trajnerit të ri, Xavi Hernandez.
Pas dy barazimeve dhe dy humbjeve në katër ndeshjet e fundit, Barcelona i është rikthyer fitores në kampionat dhe këtë pikërisht në debutimin e trajnerit të ri, Xavi, i cili u konfirmuar para disa ditësh si pasues i përhershëm i Ronald Koemanit të shkarkuar javë më parë.
Goli i vetëm në këtë fitore në Camp Nou nga Barcelona u shënua nga Memphis Depay në minutën e 48-të nga penalltia.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i vetëm Depay, i cili u vlerësua me notë 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulet shkoi për Landry Dimata të mysafirëve që u notua me 6.2.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/