Barcelona ka barazuar 0-0 me Rayo Vallecanon në ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në La Liga.
Ekipi Xavit edhe përkundër shumë transferimeve në verë, nuk ka arritur ta nis me fitore sezonin e ri në La Liga, pasi janë ndalur nga Rayo Vallecano në Camp Nou.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i mysafirëve Stole Dimitriev, i cili u vlerësua me notë 8.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin Jordi Alba që u notua me 6.4.
Te Barcelona më i vlerësuari ishte Ousmane Dembele me notë 7.5.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/