Barcelona është ndalur në shtëpi nga Atletico Madridi duke barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 35-të në La Liga.
Katalunasit nuk kanë arritur të mposhtin Atleticon dhe ta marrin pozitën e parë në tabelë, ndërsa me këtë barazim mund t’i kenë bërë favor edhe rivalëve të Real Madridit.
Të dyja skuadrat patën rastet e veta për gol, por pa arritur ta tundin rrjetën dhe ta marrin fitoren.
Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte portieri i mysafirëve, Jan Oblak, i cili u vlerësua me notë 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin vendas, Pedri që u notua me 6.4.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/