Telegrafi

BarCamp Peja #3, me fokus tek programimi

Fiona Beqiri, e cila ka magjistruar në Universitetin Linnaeus në Suedi, në drejtimin e medieve sociale dhe ueb-teknologji, ka treguar për përvojat e saj si udhëheqëse e degës së programimit, në një firmë zvicerane.

Folësja e radhës, e cila është fokusuar më shumë në të drejtat e femrave që punojnë si programere, ka qenë Adrijana Sejfia. Ajo ka treguar sfidat që ka pasur, në programimin e platformave të ndryshme, që do të ndihmonin shumë përdoruesit kompjuterikë, transmeton Telegrafi.

Programerja Zana Tabaku, që është bashkëpronare e kompanisë Appdec, ka qenë e treta që ka folur në këtë edicion. Para të pranishmëve, ajo ka treguar për Qendrën e Zhvillimit të Ekuacioneve si dhe mundësinë që të jetë në hap me teknologjinë e kohës.

Për edicionin e tretë të BarCamp, që është zhvilluar në Dio Coffe Shop, ka pasur një interesim të madh të pjesëmarrësve, të cilët kanë shtruar një varg pyetjesh, pasi folëset i kanë përfunduar tregimet e tyre. /Telegrafi/