Telegrafi

Barca vetëm 50m euro për përforcime të reja

Gjiganti spanjoll është detyruar të marrë një kredi pesëvjeçare në vlerën e 155 milionë eurove gjatë kësaj jave, për të zgjidhur problem e kamotshme me paratë.

Barca ka pasur probleme me pagat e lojtarëve dhe stafit që nga qershori dhe presidenti i ri Sandro Rosell ka për qëllim të zgjidhë krizën financiare të klubit.

“Klubi ka rreth 50 milionë euro për të harxhuar në lojtarë të rinj këtë sezon. Në këtë rast, blerja e David Villa (40 milionë euro) është ekuilibruar me shitjen e Yaya Toure dhe Dmytro Chygrynskiy. Kjo do të thotë se klubi ka edhe 50 milionë euro për të harxhuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. /Telegrafi/