Telegrafi

Barca vazhdon marshin

Katalunasit krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, ndërsa realizues ishin Xavi (21’) dhe Dani Alves (22’), ndërsa ky i fundit ishte i përfshirë në të dy golat: në të parin si asistues dhe në të dytin si realizues.

Në pjesën e dytë (56’), mysafirët shënuan golin e tretë me anë të futbollistit numër një në botë, Leo Messi, ndërsa në këtë gol ishte i përfshirë edhe Zlatan Ibrahimovic.

Pas kësaj fitoreje, Barca ka shtuar edhe më shumë diferencën e pikëve ndaj Real Madridit, që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 19-të në La Liga kundër Malagas. /Telegrafi/