Telegrafi

Barca turpëron Atleticon

Me të filluar ndeshja (2’), Zlatan Ibrahimovic i kaloi katalunasit në epërsi. Pas këtij goli Blaugranët nuk u ndalën duke arritur të shënojnë edhe tri herë vetëm në pjesën e parë.

Lionel Messi (16’) dyfishoi rezultatin, ndërsa Dani Alves (30’) dhe Seydou Keita (42’) e ngritën epërsinë në 4-0.

Sergio Aguero (45’) dhe Diego Forlan (84’) ngushtuan avantazhin e vendasve në 4-2, mirëpo në fund të takimit Leo Messi shënoi edhe golin e pestë për vendasit duke turpëruar sërish Atleticon.