Pas Inter-PSV, një tjetër ndeshje vendimtare në Grupin B është ajo mes Barcelonës dhe Tottenham Hotspurit.
Barça tashmë e ka të siguruar vendin e parë, por jo dhe Spurs, të cilët kanë po aq pikë sa zikaltrit.
Skuadrës angleze i duhet një fitore për të kaluar grupin, ndërsa në rast se barazojnë, duhet të shpresojnë në një humbje të Interit.
✨ Matchdays don't get much bigger than this. #COYS pic.twitter.com/BKLu8QtA8i
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) December 11, 2018
Ernesto Valverde edhe pse ka siguruar fazën e eliminimit direkt, prite të luajë nga minuta e parë me shumicën e lojtarëve kryesor.
Në mesin e lojtarëve që pritet të pushojnë janë Luis Suarez dhe Ivan Rakitic, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Barcelona (4-4-2): Ter Stegen; Semedo, Piqué, Vermaelen, Alba; Denis Suárez, Arthur, Busquets, Coutinho; El Haddadi, Messi.
Tottenham (4-2-3-1): Lloris; Walker-Peters, Vertonghen, Alderweireld, Rose; Sissoko, Dier; Eriksen, Alli, Son; Kane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3qsItvRDoDE