Telegrafi

Barca të përfshijë lojtarë në ofertën për Fabregas

Sipas The Mirror, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta do të fillojë tentimet e tij për ta transferuar mesfushorin katalan që prej të hënës. Gjigantët spanjollë besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje para Kampionatit Botëror.

Barcelona nuk e ka ndërmend të japë më shumë se 30 milionë funte, shumë për të cilën nuk dëshiron të dëgjojë Arsenali. Për këtë arsye, Barcelona do t’ia shtrojë Arsenalit një listë të lojtarëve që dëshiron t’i shesë, e të cilët janë: Rafa Marquez, Dmytro Chygrynskiy, Jonathan Dos Santos, Gai Assulin dhe Thiago Alcantara.

Barca nuk do ta përfshijë Yaya Touren, pasi që beson se Chelsea interesohet për të, ndërsa Zlatan Ibrahimovic do të mbesë jashtë listës për arsye se Arsenali nuk është i interesuar në të. /Telegrafi/