Telegrafi

Barca të negociojë shkëmbimin Robinho-Ibra

Sipas El Mundo Deportivo, Barcelona do të ishte e gatshme ta shesë Ibrahimovicin te City, nëse në këmbim do të merrte Robinhon plus 8-10 milionë funte.

Përkundër komenteve të presidentit blaugran, Sandro Rosell, se Guardiola është duke llogaritur në Ibran, atëherë të gjitha indikacionet janë që ata do ta shesin sulmuesin suedez nëse vjen oferta e duhur.

Barca e vlerëson suedezin rreth 50 milionë euro, ndërsa City e vlerëson Robinhon me 35 milionë euro. Nëse City shton 10 milionë funte, atëherë shumë lehtë do të realizohej kjo marrëveshje shkëmbimi. /Telegrafi/