Barcelona ka fituar derbin e javës në La Liga ndaj Villarrealit me rezultat 4-1.
Gjiganti katalunas ka vazhduar me fitore në kampionatin spanjoll, duke rrëmbyer edhe pozitën e parë pas fitores ndaj Villarrealit.
Skuadra e Luis Enriques e dominoi gjithë ndeshjen, por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të presim minutën e 21, kur Neymar shënoi nga afërsia pas asistimit të Lionel Messit.
Megjithatë, Villarrealit arriti të kthehet në ndeshje në minutën e 32 ku ishte sulmuesi Cedric Bakambu, i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejt për 1-1.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me një gol të bukur të Lionel Messit në minutën e fundit, i cili rikthej epërsinë në 2-1 dhe me këtë rezultat përfundoj kjo pjesë.
Në pjesën e dytë, Barcelona arriti të shënoj edhe dy gola dhe të siguroj fitoren.
Fillimisht ishte sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 69 pas asistimit të Sergi Robertos, ndërsa rezultatin përfundimtar 4-1 e vulosi Messi me një gol të shënuar nga penalltia, ku mposhti portierin me ‘panenka’.
Pas kësaj fitoren, Barcelona rikthen pozitën e parë në La Liga me 84 apo tri pikë më shumë se Reali në vendin e dytë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa Villarreali renditet në vendin e pestë me 63 pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/WalterTapia77/status/860903820712431617
https://twitter.com/FouadSidali/status/860907364911906816