Telegrafi

Barca shënjestron Suarezin

Trajneri Pep Guardiola gjatë afatit kalimtar veror dëshironte të transferojë David Villan dhe Diego Forlanin, ndërkohë “El Mundo Deportivo” njofton se ai ka përcjellë edhe performancën e Suarez.

Mirëpo, pas arritjes së Zlatan Ibrahimovicit, u duk se Guardiola la anash mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit.

Mirëpo sipas njoftimeve më të reja, ai planifikon t’i kërkojë bordit të Barcelonës që ta sjellë uruguaianin në Camp Nou.