Telegrafi

Barca prezanton Villan javën e ardhshme?

Marca rithekson se Laporta do të dëshironte të prezantojë sa më shpejtë David Villan dhe data e prezantimit sipas gazetës do të jetë 19 maji.

Epoka e Laportas në Barcelonë merr fund më 30 qershor, por është pikërisht ai që disa herë ka vënë në pah dëshirën dhe nevojën për lojtarë të rinj, para fillimit të Botërorit.

Ishte Marca ajo që më 30 prill kishte shkruar se Blaugranët kishin arritur marrëveshje me David Villan dhe se prezantimi do të bëhej pak kohë pas përfundimit të sezonit në La Liga. /Telegrafi/