Telegrafi

Barca pranë marrëveshjes për Cesc

23-vjeçari po lidhet me një rikthim në vendlindje dhe pas muajve të tërë plot spekulime rreth të ardhmes së tij, më në fund duket se palët janë pranë marrëveshjes. E përditshmja katalunase pohon se ekziston një ‘marrëveshje sekrete’, të cilës i janë mbetur vetëm disa detaje për t’u sqaruar. Të dyja klubet kanë mohuar deri në këtë moment se janë në negociata.

Nëse arrihet një marrëveshje mes Arsenalit dhe Barcelonës, atëherë shuma e transferimit të Cesc pritet të jetë 45 milionë euro, apo ndryshe 37.5 milionë funte. /Telegrafi/