Telegrafi

Barca po mendon për tjetër sulmues

AS” njofton se presidenti i Valencias, Manuel Llorente, “as që e ka shikuar” ofertën prej 42 milionë eurosh që e kanë bërë trekampionët për shërbimet e sulmuesit spanjoll.

Ndërkohë, presidenti i Blaugranëve, Joan Laporta, thotë se Barcelona është duke shikuar ndonjë opsion tjetër për sulmin.

“Ne do t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në skuadër, mirëpo lojtarët për të cilët jemi të interesuar mund të vijnë te ne vetëm nën kushte të arsyeshme”.

“Gjithmonë e kam thënë se Villa është një lojtar i cili tërheq interesin tonë mirëpo nën kushte specifike, ndërsa kjo nuk është arritur. Prandaj do të duhet të aktivizojmë opsionet tjera që janë po aq të vlefshme dhe do të shqyrtojmë, se cilat nga ato mund të na interesojnë neve nën kushte të caktuara”, ka thënë Laporta për “AS”.