Telegrafi

Barca planifikon transferimin e Tonit në janar

Ibra u regjistrua në listën e golashënuesve në të dyja ndeshjet e Barcës në La Liga, mirëpo Guardiola nuk ka zgjidhje të përshtatshme në bankën rezervë nëse duhet ta zëvendësojë suedezin.

Sipas “Tuttosport”, kjo është arsyeja që katalunasit planifikojnë që ta transferojnë sulmuesin e Bayern Munichut, Luca Toni, gjatë afatit kalimtar të janarit.