Barcelona po planifikon ‘blindimin’ e mbrojtësit francez, Samuel Umtiti, me një kontratë të re për të shmangur ndonjë interes nga klubet e Ligës Premier.
Klauzola e lirimit të Umtitit është vetëm 60 milionë euro dhe kjo ka ngjallur interesimin e skuadrave të mëdha angleze.
Sipas mediumit The Press, në këtë javë u raportua se Manchester Unitedi dhe Manchester City janë gati të aktivizojnë prishjen e klauzolës për Umtitin.
Kjo ka bërë që Barcelonës t’i ndizet alarmi i kuq dhe të mundohet të shmang largimin e mbrojtësit francez, i cili është i rëndësishëm për të ardhmen e klubit.
Pa-rahatia e Barcelonës vjen pasi e di sigurt se anglezët nuk ngurojnë të shpenzojnë, pasi kanë parasysh transferimin e para disa ditëve të Virgil van Dijk, i cili u bashkua me Liverpoolin për 85 milionë euro.
Kështu, ky medium thekson se gjiganti katalunas ka planifikuar bisedime për rinovimin e kontratës me Umtitin.
Gazeta pret që bisedimet mbi një rinovim të fillojnë “në javët e ardhshme” dhe mendohet rritja e klauzolës për të ose largimi i saj.
Momentalisht mbrojtësi francez është aktualisht i lënduar dhe pritet t’i mungojë Barcelonës edhe disa ndeshje. /Telegrafi/