Telegrafi

Barca pa Messin ndaj Gladbachut, njihuni me formacionet e skuadrave

Barcelona është mysafir i Borussia Moenchengladbachut në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në duelin e vlefshëm për Grupin C që zhvillohet në Borussia Park, nuk do të zbresë futbollisti më i mirë i katalunasve, Lionel Messi, i cili është i lënduar, mirëpo Luis Enrique ka fond të mjaftueshëm lojtarësh për ta plotësuar mungesën e tij.

Nga ana tjetër, trajneri vendas, Andre Schubert, do të përpiqet të mos e humbë këtë përballje, kur kihet parasysh se skuadra e tij ka pësuar humbje në xhiron e parë.

Formacioni startues i Borussia Moenchengladbachut:

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Pique, Rakitic, Sergio, Iniesta, Suarez, Neymar, Mascherano, Alcacer, J.Alba, S.Roberto.

/Telegrafi/