Site icon Telegrafi

Barca – Osasuna, formacionet zyrtare – mungojnë Neymar dhe disa lojtarë

Getty Images

Barcelona e pret Osasunan në një duel ku fitorja e katalanasve nuk pritet të vihet në dyshim.

Dueli ndaj skuadrës tashmë të rënë nga La Liga e sheh Barcelonën pa Neymarin, Rafinhan dhe Aleix Vidalin, i pari i suspenduar tekas dy tjerët të lënduar.

Në këtë takim në dyshim është Jeremy Mathieu.

Barca hyn në këtë takim pas fitores grandioze prej 3-2 ndaj Real Madridit.

Sergio Leon është mungesa më e madhe te Osasuna, ai ka shënuar 10 gola dhe është top golashënuesi i skuadrës nga Pamplona.

Formacioni i Barcelonës: Ter Stegen, Pique, Rakitic, Busquets, Denis Suarez, Turan, Messi, Mascherano, Alcacer, Digne, Gomes.

Formacioni i Osasunas: Sirigu, Oier, Fuentes, Mondragon, Bunuel, Merida, De las Cuevas, Romero, Torres, Tienza, Leon.

Exit mobile version