Telegrafi

Barca ofron 80 milionë euro për Coutinhon, Liverpooli ka marrë një vendim

Barcelona ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme për mesfushorin, Philippe Coutinho.

Coutinho është tash e sa kohë një nga objektivat e Barcelonës.

Daily Mail shkruan se pas dështimit për të marrë Marco Verrattin, Barca ka fokusuar përpjekjet te Coutinho.

Coutinho shihet si mënyrë për të bindur edhe Neymarin që të mos largohet nga PSG.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

Megjithatë, propozimi i Barcelonës prej 80 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpooli dhe priten negociata të zgjeruara.

Liverpooli nuk dëshiron ta humbë as se si Coutinhon në këtë moment dhe është në gjendje të refuzojë cilën do ofertë.

Coutinho shihet si zëëvëndësim i Iniestas i cili kërkohet nga Interi. /Telegrafi/