Site icon Telegrafi

Barca nuk po mendon për Bellerinin

Robert Fernandez ka mohuar se Barcelona po mendon për Hector Bellerinin e Arsenalit pas largimit të Dani Alves.

Drejtori sportiv i klubit konfirmoi largimin e Alves, por ai nuk pranoi që të thotë se Bellerin është në radarin e klubit katalanas.

“Unë nuk kam ardhur në këtë pikë për të folur për Bellerinin. Ai është lojtart që e njohim sepse u rrit këtu, por në këtë aspekt s’dua të spekuloj”.

“Vidal u transferua verën e kaluar dhe Alves mund të shkojë. Ne i besojmë atij. Ai ka pasur sezon fantastik te Sevilla dhe ne kemi edhe Sergi Roberton për emergjencë. Douglas? Unë dua që ai të luaj. Dhe nëse ka mundësi atëherë do të gjindet zgjidhja”, u shpreh Fernandez.

Barcelona po kërkon zëvëndësuesin e Alves i cili pritet të nënshkruajë për Juventusin. /Telegrafi/

Exit mobile version