Telegrafi

Barca nuk mohon shkëmbimin Ibra-Robinho

Spekulohet se Robinho i është ofruar Barcelonës nga City, në mënyrë që Ibrahimovic të shkojë në Eastlands, e gjithë kjo në negociatat për Yaya Touren. Thuhet se Barcelona dëshiron ta largojë Ibran nga Camp Nou, në mënyrë që të rikthejë të hollat e shpenzuara kur e bleu atë nga Interi.

“Këto operacione janë të komplikuara për shkak të vlerës së lojtarëve. Lojtarët janë të niveleve të ndryshme dhe ne nuk do të përjashtojmë një tregti të tillë si koncept, por po flasim për shitblerje”, deklaroi Oliver për Sport. /Telegrafi/