Telegrafi

Barca nuk heq dorë nga Villa

Edhe pse presidenti i Valencias, Manuel Llorente, së fundmi deklaroi se ka vendosur të mos e shesë sulmuesin spanjoll, sido që të jetë, kataluanist dëshirojnë të bëjnë një ofertë “që nuk refuzohet”.

Blaugranët e kanë të kufizuar buxhetin e shpenzimeve këtë afat kalimtar, dhe maksimumi që mund të shpenzojnë është 35 milionë euro. Mirëpo, ata e kanë në dispozicion sulmuesin Samuel Eto’o, të cilin mund ta shfrytëzojnë si pjesë e marrëveshjes.

Kështu, sipas “TV3”, Barcelona planifikon ta shesë kamerunasin Eto-o dhe të grumbullojë 40 milionë euro të nevojshëm për t’i bërë ofertë Valencias për David Villan.