Telegrafi

Barca nuk guxon të humbë pikë ndaj Valencias, formacionet zyrtare

Barcelona zhvillon derbin ndaj Valencias në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga.

Kampioni spanjoll ka mbetur pesë pikë prapa liderit Real Madrid, ashtu që duhet të arkëtojë pikë të plota për të bërë presion në garën për titull.

Për ndeshjen që zhvillohet në Camp Nou, trajnerët Luis Enrique dhe Voro kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat për të cilët besojnë se do t’i aplikojnë taktikat e tyre.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Mascherano, Pique, Umtiti; Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi; Rafinha, Suarez, Neymar.

Formacioni startues i Valencias: Alves; Montoya, Garay, Mangala, Gaya; Parejo, Perez; Cancelo, Soler, Orellana; Munir.

/Telegrafi/