Telegrafi

Barca nuk gabon më (Video)

Barcelona ia ka shënuar gjashtë gola Sporting Gijonit në ndeshjen e javës së 35-të në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

Vetëm një gol u realizua në pjesën e parë, edhe atë përmes Lionel Messit që realizoi me kokë (12’).

Fraksioni i dytë u vendos më shumë nga vendimet e arbitrit, i cili i akordoi tre penalti.

Fillimisht, Luis Suarez shënoi nga loja e lirë (64’) që pastaj me dy gola nga pika e bardhë të kompletonte het-trikun (74’ dhe 77’).

Një tjetër penalti e konvertoi në gol Neymar (86’), ndërsa sërish Luis Suarez me golin e katërt personal e vendosi rezultatin përfundimtar (88’).

Ky triumf e rikthen Barcelonën në krye të tabelës me pikë të barabarta me Atletico Madridin që është një vend më poshtë.

Real Madridi ka një pikë më pak se dy liderët dhe në tri xhirot e fundit do të jetë një garë e nxehtë për titull. /Telegrafi/

1-0: FC Barcelona kalon në epërsi me golin e Leo Messit.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

2-0: Goli i Luis Suarz ndaj Gijon.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

3-0: Luis Suarez nga pika e bardhë.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

4-0: Luis Suarez edhe një herë nga pika e bardhë.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

5-0: Neymar nga pika e bardhë.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

6-0: Poker nga Luis Suarez ndaj Gijon.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016