Telegrafi

Barca nuk është superiore ndaj Realit

“Në ndeshjet direkte me Real Madridin, Barca ishte më efektive, por ata nuk i kanë tejkaluar Los Blancos me lojë deri në atë masë që mund të quhet superioritet. Nuk ka dyshime se Barca luan mirë. Ata kanë një strukturë të shkëlqyer me futbollistë të ndryshëm varësisht nga cilësia dhe tri ose katër me cilësi të jashtëzakonshme. Trajneri i tyre është gjithashtu shumë strategjik”.

“La Liga më e forta në botë? Jo, ka kampionate më të forta në aspektin e potencialit në Meksikë, Argjentinë dhe Brazil”.

“Real Madridi është duke paguar një çmim të shtrenjtë pse mban në skuadër futbollistë si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gonzalo Higuain apo Kaka sepse hapësira që të luajnë të gjithë është shumë e vogël dhe të gjithë konkurrojnë për të njëjtat pozita”, ka deklaruar Floro për AS. /Telegrafi/