Site icon Telegrafi

Barca një hap larg SuperKupës së Spanjës (Video)

Barcelona ka arritur avantazh të madh në SuperKupën e Spanjës.

Katalonasit shënuan fitore në takimin e parë si mysafirë të Sevillas me rezultat 2-0.

Megjithëse në pjesën e parë te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, kjo nuk u arrit në saje të lojës së mirë në mbrojtje, transmeton Telegrafi.

E vetmja gjë që vlen të theksohet në pjesën e parë janë lëndimet e Jeremy Mathiu dhe Andres Iniesta, të cilët braktisën fushën para kohe.

Lexo po ashtu Barcës i lëndohen dy futbollistë (Foto)

Por, në pjesën e dytë Barcelona arriti të realizoj dy gola dhe të siguroj në epërsi të madhe para takimit të dytë në stadiumin katalonas.

Ishte sulmuesi i rrezikshëm uruguaian, Luis Suarez, i cili ka gjeti rrugën e golit në minutën e 55-të takimit. Goli erdhi pas një aksioni të mirë, të nisur nga Denis Suarez, i cili jep një top të mirë në zonë, aty ku Arda Turan ia kthen me gjoks uruguaianit, i cili shënon me mjeshtëri.

Munir El Haddadi shënoi golin e dytë pas një asistimi të Lionel Messit dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.

Në vazhdim Sevilla nuk mundi ta zvogëloj epërsinë, ndërsa kampioni spanjoll e ruajti mirë avantazhin e arritur dhe kështu, Barcelona triumfoi me rezultat të pastër, 2-0.

Kujtojmë se ndeshja e dytë mes këtyre dy klubeve do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Nou Camp”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=EmZJ8e20AEw

https://www.youtube.com/watch?v=vspEY7H5trM

Exit mobile version