Telegrafi

Barca në kërkim të David Luiz

Drejtori sportiv i Barcës, Andoni Zubizarreta, është në New York këtë javë për të diskutuar planin transferues të verës me trajnerin Vilanova.

A Bola shkruan se ish-mbrojtësi i Benficas, Luiz, është lartë në agjendë, pasi Vilanova është duke kërkuar një mbrojtës të ri të qendrës.

Mesfushorët Javier Mascherano, Sergio Busquets dhe Alexandre Song që të gjithë kanë luajtur në qendër të mbrojtjes këtë sezon dhe Vilanova e sheh Luiz si një zgjidhje ideale të problemeve të tyre. /Telegrafi/