Telegrafi

Barca në finale Kupës së Botës për Klube

Katalunasit kanë arritur ta përmbysin avantazhin e meksikanëve për të fituar me rezultat prej 3-1 dhe për të siguruar finalen.

Skuadra meksikane kaloi e para në epërsi, ndërsa realizues ishte Guillermo Rojas (5’).

Kampionët e Evropës për klube i riktheu në lojë mbrojtësi Sergio Busquets (35’), pas krosimit nga këndi të Xavit.

Porsa u inkuadrua në lojë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, krijoi epërsinë për Blaugranët pas një asistimi të Zlatan Ibrahimovic.

Pas një kombinimi të Ibras dhe Iniestas, topi shkoi te Pedro Rodruguez, i cili shënoi golin e tretë për Barcelonën (67’).

Në finalen e të shtunës, Barcelona do të ndeshet kundër skuadrës argjentinase, Estudiantes. /Telegrafi/