Telegrafi

Barca mund të dënohet prej La Ligas dhe FIFA-s, lejoi fansin të hyjë në fushë për shkaqe politike (Video)

Barcelona mund të dënohet me të holla nga shteti spanjoll.

Liga Profesionale e Futbollit dërgoi raportin javor te Komisioni Kundër Dhunës që ka të bëjë me rastin e futjes së një tifozi në fushë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Las Palmasit.

Në raportin e gjyqtarit kryesor thuhet se tifozi është futur në fushë në minutën e 71, përkatësisht kur futbollistët e skuadrës katalunase po festonin golin e shënuar.

Raporti i gazetës prestigjioze spanjolle MARCA

Por, sipas burimeve të La Ligas, zyrtarët e nënkampionit të ligës elitare spanjolle e kishin lejuar vet tifozin të hyjë në fushë.

Ai kishte një fanellë me ngjyrë të Katalunisë ndërsa kishte të vizatuar një fytyrë të një protestuesi me mbishkrimin “Demokracia”.

Kjo mund ta detyrojë Komisionin Disiplinor të Spanjës ta dënojë skuadrën e Barcës ndërsa edhe FIFA pritet ta ndëshkojë pasi që ekipi katalunas është përfshirë në çështje politike.

Kujtojmë se në të kaluarën shumë klube evropiane janë ndëshkuar pasi tifozët e tyre kanë hapur parulla me mbishkrime politike.

Ndryshe, Katalunia ka mbajtur të dielën një referendum ku 90 për qind e popullit kanë votuar pro pavarësisë prej Spanjës. /Telegrafi/

https://youtu.be/fwU0PSPvczo