Telegrafi

Barca merr pikët ndaj Sevillas, i falet talentit të Pedrit

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelona është mjaftuar me një gol për të triumfuar ndaj Sevillas (1-0) në Camp Nou duke u ngjitur në vend të dytë në tabelën e La Ligas.

Fraksioni i parë nuk dhuroi shumë raste shënimi, ashtu që rrjetat mbetën të paprekura pas 45 minutave të para.

Në gjysmën e dytë, katalunasit bën ëmë shumë përpjekje për të shënuar dhe ia dolën të kalonin në avantazh.

Momenti vendimtar ishte në minutën e 72-të të takimit kur Pedri e realizoi golin e epërsi që rezultoi edhe goli i fitores.

Talenti 19 vjeçar pranoi një top nga Ousmane Dembele, nxori nga loja dy mbrojtës kundërshtarë dhe topi u ndal në rrjetë.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona është ngritur në vend të dytë në renditje, me pikë të barabarta me vendin e tretë dhe të katërt (Atletico Madrid dhe Sevilla) dhe me 12 pikë prapa liderit Real Madrid. /Telegrafi/