Telegrafi

Barca kthehet kah Bale

Sipas El Mundo Deportivo, përpos Cesc Fabregasit, Barcelona ka vënë syrin në transferimin e lojtarëve defensivë, duke përfshirë Gael Clichyn e Arsenalit ose Gareth Balen e Tottenhamit.

Kampioni i Spanjës besohet të jetë në treg për një mbrojtës të krahut të majtë, për shkak të dyshimeve në formën e Eric Abidal dhe kolegut të tij Maxwell. Thuhet se Barcelona është duke e vështruar edhe mbrojtësin e djathtë të Ajaxit, Gregory van der Wiel, që po kërkohet nga një numër skuadrash nga Liga Premier. /Telegrafi/