Telegrafi

Barca konfirmon ofertën për Fabregasin

“Ne kemi vënë kontaktet e para me Arsenalin, por dje, më 1 qershor, duke koinciduar dhe me hapjen e afatit kalimtar, ne ia prezantuam Arsenalit një ofertë serioze. Të gjithë e dinë se lojtari ka shprehur dëshirën për të luajtur te Barca dhe klubi dëshiron që ai të vijë, por ekziston dhe një palë e tretë, që është Arsenali. Çfarëdo lloj marrëveshje varet nga dëshira e Arsenalit”, tha Oliver.

Fabregas është i kontraktuar tek Arsenali deri në vitin 2015, ndërsa Barcelona e ka bërë të qartë se nuk do paguajë jashtë parashikimeve, pasi që është duke shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së lojtarëve tjerë të saj në këtë marrëveshje. /Telegrafi/