Telegrafi

Barca ka një javë ta transferojë Fabregasin

Katalunasit dëshirojnë ta rikthejnë ish-lojtarin e tyre, ndërsa mësohet se kanë një javë afat për ta realizuar marrëveshjen.

“El Mundo Deportivo” njofton se Barca do ta bëjë ofertën këtë javë, duke qenë se transferimi duhet të realizohet deri më 18 gusht (kur Arsenali zhvillon ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, meqenëse nëse Fabregas luan në atë ndeshje, atëherë Blaugranët nuk kanë dobi ta transferojnë).