Telegrafi

Barca interesohet për Guizan

Sezonin e kaluar Guiza kaloi nga Mallorca te skuadra turke për shifrën prej 17.5 milionë eurosh, mirëpo ai nuk është i lumtur në skuadrën e tij aktuale, kështu që disa skuadra nga La Liga janë të vendosura që ta kthejnë atë në vendlindje.

Valencia dhe Atletico Madridi janë klubet e interesuar për shërbimet e spanjollit, ndërsa “RAC-1” njofton se Barcelona ka shfaqur sërish interesim për Guzan, mirëpo veç skuadrave spanjolle, trekampioni do të përballet edhe me konkurrencën e Manchester Cityt dhe Zenit St. Petersburgut që po ashtu janë të interesuara për të fituar shërbimet e Guizas.