Telegrafi

Barca i hakmerret Sevillas

Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), me një autogol të Escudes, Blaugranët kaluan në epërsi.

Pedro Rodriguez shënoi golin e dytë për vendasit njëzet minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Ndërsa lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, vulosi fitoren me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes (85’ dhe 90’+1).

Me këtë fitore Barca rrit diferencën në pesë pikë nga Real Madridi, duke qenë se Mbretërit u mposhtën nga Athletic Bilbao. /Telegrafi/